Samiti i Mbrojtjes në Singapor anulohet për shkak të pasigurisë ndaj Covid-19

Takimi vjetor i ministrave të Mbrojtjes dhe zyrtarëve të sigurisë në Singapor është anuluar për të dytin vit radhazi, deklaruan organizatorët.
Instituti Ndërkombëtar për Studime Strategjike (IISS), me qendër në Londër, theksoi se mbajtja e një ”Dialogu Shangri” është e pavlefshëm për shkak të pasigurisë së shkaktuar nga përkeqësimi i situatës Covid-19.
Samiti do të zhvillohej 4-5 qershor, me pjesëmarrjen e “një game të gjerë ministrash të Mbrojtjes, zyrtarë të lartë, drejtues biznesi dhe strategësh me ndikim nga Azia, Amerika e Veriut, Lindja e Mesme dhe Europa”.
Midis folësve ishte sekretari i Mbrojtjes i SHBA Lloyd Austin, në vizitën e tij të parë zyrtare në Azinë Juglindore.
Në vitet e fundit, ngjarja është ndjekur edhe nga ministrat e Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, Francës dhe Gjermanisë, dhe ka parë zyrtarë kinezë dhe amerikanë të luftojnë verbalisht mbi Detin e Kinës Jugore dhe Tajvanin.
Singapori ka parë një rritje të lehtë të numrit të rasteve të koronavirusit në javët e fundit, duke nxitur rifutjen e disa kufizimeve.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




