Samiti për gratë afgane, Hasani: Ndërkombëtarët të shtojnë mbështetjen ndaj tyre

Nga datat 11-13 shtator po zhvillohet për herë të parë samitit “Gratë për Afganistanin”, që po mbahet në Tiranë. Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në këtë samit, ku ka theksuar rolin jetik që vajzat dhe gratë kanë në një shoqëri demokratike dhe të zhvilluar.
Hasani tha se që kur talebanët morën pushtetin në Afganistan, të drejtat e vajzave dhe grave janë përkeqësuar ndjeshëm, por vlerësoi rezistencën e këtyre të fundit për të mbrojtur të drejtat e tyre dhe kërkuar barazi gjinore.
Hasani kërkoi nga ndërkombëtarët që të mbështesin më shumë gratë afgane dhe të ofrojnë burimet e duhura që gratë afgane të ndërtojnë jetët e tyre.
“Është një ngjarje historike pasi është hera e parë që shënohet mbledhja e një numri të tillë të grave afgane. Që prej ardhjes në pushtete të talebanëve të gjithë jemi dëshmitare të përkeqësimit të situatës në vend dhe përpjekje për të fshirë arritje e rëndësishme për statusin e vajzave dhe grave, ku përpjekjet për barazi gjinore po rrezikohen çdo ditë. Gjatë dy viteve të fundit talebanët kanë urdhëruar 70 udhëzime që godasin drejtpërdrejtë të drejtat e grave dhe vajzave. Nuk mund të këtë një shoqëri të drejtë që nuk respekton të drejtat e grave. Ky mjedis çnjerëzor ka çuar në përkeqësim të cilësisë së jetës se grave afgane, por ata vijojnë të tregojnë në qëndresë të jashtëzakonshme. Komuniteti ndërkombëtar dënon qëndrimet e talebanëve, por besojë se ka ende shumë për të bërë për përmirësimin e situatës së grave afgane dhe të zgjedhojmë mbështetjen ndaj tyre dhe tu ofrojmë burimet dhe ekspertizën që u duhen për të ndërtuar jetën e tyre dhe të jetojnë në barazi njerëzore. Duhet të adresojmë siç duhet këtë gjendje katastrofike ose përpjekjet ndërkombëtare do të dështojnë. Vendi ynë ka qenë vokal në mbështetjen forcës së grave afgane dhe denoncojnë brutalitetin e talebanëve. Edhe pse një vend i vogël ne krenohemi që morëm përsipër strehimin dhe rikthimin e dinjitetit për të gjithë afganët që u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre”, tha Hasani.
Ministri vlerësoi edhe rolin e Shqipërisë në strehimin e afganëve pas ardhjes së talebanëve në pushtet, ndërsa shtoi se vendi ynë ka bërë gjithçka që gratë afgane të gëzojnë të njëjtat të drejta si dhe gratë shqiptare.
“Gratë dhe vajzat afgane që janë vendosur në Shqipëri po përmbushin dita ditës ëndrrat e tyre duke haur biznese dhe duke u shkolluar duke u bërë pjesë e komunitetit. Ne jemi të vendosur për ti mbështetur dhe realizuar ëndrrat e tyre dhe të gëzojnë të njëjtat të drejta që gëzojnë dhe gratë shqiptare. Përgjegjësia për të kundërshtuar nuk është vetëm detyre e grave afgane por e të gjithë botës së qytetëruar. Pa gratë nuk mund të ketë as zhvillim dhe as paqe të qëndrueshme”, tha ministri.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



