Samiti SHBA-Kinë, Bajden e Xi Xhinping premtojnë bashkëpunim

Pas një viti moskomunikim, presidenti kinez Xi Xhinping (Jinping) dhe homologu amerikan Xho Bajden (Joe Biden) zhvilluan një takim në rezidencën Filoli në San-Francisko.
Kreu i shtetit kinez vuri në dukje gjatë takimit se respekti i ndërsjellë, bashkëjetesa paqësore dhe bashkëpunimi me leverdi të ndërsjellë janë mësimet e nxjerra nga marrëdhëniet 50-vjeçare kinezo-amerikane, si edhe nga konfliktet midis vendeve të mëdha përgjatë historisë.
Sipas Xi dy superfuqitë nuk duhet të përpiqen ta ndryshojnë njëra-tjetrën, pasi konflikti dhe kundërvënia do të sjellinin pasoja të papërballueshme për të dy japalët.
“Kina nuk ka në plan ta tejkalojë apo zëvendësojë ShBA-në dhe as ShBA-ja nuk duhet të planifikojë ta shtypë dhe frenojë zhvillimin e Kinës”– tha ai.
Ndërkohë, presidenti amerikan Biden tha se marrëdhëniet ShBA- Kinë janë m arrëdhënia dypalëshemë e rëndësishme në botë, dhe se komflikti mes dyshtetve nuk është i pashmangshëm.
Ai tha se SHBA-të nuk kanë ndër mend të kërkojnë të ‘shkëputen’ nga Kina, as të pengojnë zhvillimin ekonomik të Kinës.
Gjatë takimit dy presidentët ranë dakord të nxisin dhe të forcojnë dialogun e bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve në fusha të ndryshme, duke përfshirë inteligjencën artificiale, shtimn e përpjekjeve të përbashkëta për të trajtuar krizën klimatike sidhe ngritjen e një grupi pune mbi bashkëpunimin kundër narkotikëve.
Palët pranuan që, mbi bazën e barazisë dhe të respektit, të rinisin komunikimin e nivelit të lartë ndërmjet dy ushtrive.
Ky është takimi i pare ballë për ballë midis tyre pas samitit të vjetshëm në Bali të Indonezisë.
Në Bali, krerët e dy ekonomive më të mëdha arritën konsensuse në fusha të gjera.
Mirëpo nuk janë vërë në praktikë si duhet për shkak të tensioneve në marrëdhëniet dy palëshe.
Gazetar: Artur Mata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




