Sarandë , biznesi i vogël përballet me mbijetesën

Në qytetin e Sarandës biznesi i vogël po përballet me vështirësi të shumta ekonomike pasi ka patur rënie të ndjeshme në të ardhura, krahasuar me një vit më parë .Mbyllja e dytë nuk është se po i prek këta të fundit po aq sa mbyllja e parë e cila la pasoja të mëdha .Sipërmarrësit thonë se veç mbijetesës po përballen edhe me frikën e virusit ,pasi përditë puna i lidh me klientë të ndryshëm.
“Shpresojmë që të mbijetojmë pasi situata është akoma e vështirë.Edhe pse mbyllja e dytë nuk ndikon shumë tek ne fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm .Këto biznese janë e vetmja punë qe mbajmë familjet tona ” shprehen disa administrator.
Në rrethin e Sarandës janë kryesisht bizneset e zonave rurale që si njësi ekonomike, po përballen me vështirësi për mbijetesë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




