Sëmundjet seksuale në rritje/ Stigma frenon të rinjtë për mjekim, mjekët: Vijnë vonë

Sociale | 3 vite më parë

Për sëmundjet seksualisht të transmetueshme flitet shumë pak dhe shkaku kryesor është stigma. Pragu i moshës së prekjes nga këto infeskione është ulur në moshën 15 vjeç.

Ka edhe raste sporadike nën këtë moshë, por ajo që mbetet shqetësuese është ardhja vonë e të rinjve te mjeku.

“Janë problematike në rritje përsa i përket këtyre sëmundjeve, dhe që është popullata active mbi moshën 15 vjeç deri në grupmosha 50-55 vjeç.  Gama e tyre në llojin është e gjerë qoftë si filisi që është një trend në rritje tek ne“, shprehu shqetësimin mjekja.

Një pjesë e pacientëve, sipas mjekes Esmeralda Meta, infeksioniste klinike, QSUT janë infektues por pa simptoma klinike dhe kjo çon në përpjekjen e këtyre sëmundjeve pa dijeninë e individëve.

Mjekët ngrenë shqetësimin e forcimit të edukimit seksual në shkolla pasi pasojat e marrëdhëniet seksuale të pambrojtura e shfrenuara po shtohen.

“Ndërgjegjësimi i moshave të reja duhet të fillojë që në shkolla, marrëdhëniet seksuale nën 12 vjeç nuk janë të rekomandueshme përveç dhe specifikave që kanë”, tha mjekja.

Infeksionet seksualisht të transmetueshme përhapen dhe në organe të tjera që mund të çojnë deri dhe kancer.

Gazetare: Sonila Mlloja

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme