Senati amerikan zgjedh anëtaren e Gjykatës së Lartë

Botë | 6 vite më parë

Senati amerikan konfirmoi të hënën Gjyqtaren e Gjykatës së Apelit Amy Coney Barrett si anëtaren më të re të Gjykatës së Lartë me 52 vota pro dhe 48 kundër. Senati Amerikan konfirmoi emërimin e presidentit Donald Trump të gjykatëses Amy Coney Barrett në Gjykatën e Lartë. Ajo do të marrë postin e lënë nga Ruth Bader Ginsburg.

Një javë para votimeve presidenciale në SHBA, një fitore për Trump, i cili i jep Gjykatës së Lartë një shumicë dërrmuese konservatore, gjashtë toga nga nëntë. Barrett u betua në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë. Votimi kaloi me 52 vota pro dhe 48 kundër.

Gjykatësja konservatore katolike, 48 vjeçare, mori votën e të gjithë senatorëve republikanë, përveç asaj të Susan Collins. “Është privilegj të jesh thirrur për t’i shërbyer vendit tim”, ishin fjalët e saj të para pas betimit.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme