Serbia i dhuron 2 mijë doza të vaksinës ruse Malit të Zi

Rajon | 6 vite më parë

Pasi i dhuroi 200 mijë doza vaksine Maqedonisë së Veriut dhe teksa po e kalon me sukses procedurën e imunizimit të qytetarëve të saj, Serbia angazhohet edhe në dhurimin e të tjera dozave. Këtë herë drejt Malit të Zi. Ndonëse me sasi shumë më të vogël, por sikurse njoftojnë autoritetet 2000 doza të vaksinës ruse Sputnik V pritet të mbërrijnë sot në Mal të zi.

“Dy mijë doza tjera do të arrijnë në ditët në vijim. Qeveria ka kryer disa negociata dypalëshe në dy muajt e fundit për të siguruar vaksinën dhe rezultatet e para të tyre janë me Serbinë”, tha ministrja malazeze e Shëndetësisë.

Mali i zi paraqitet me keq nga të gjithë vendet e rajonit me virusin, teksa numëron mbi 1300 të infektuar për 100 mijë banorë./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme