Serra ultramoderne e prodhimit të fidanëve me mbështetjen e AZHBR-së në Maminas
Agjencia për Zhvillimin Bujqësor e Rural po mbështet fermerër pë të rritur kapacitet e tyre prodhuese. Kryeministri Edi Rama bashke me Ministren e Bujqësisë Milva Ekonomi dhe drejtoren e AZHBR-së, Frida Krifca, ishin në Bashkinë e Shijakut, ku 2 fermerë kanë përfituar fonde nga program IPARD 2.
“Agro Koni” merret me rritjen e fidanëve nga pikënisja e prodhimit deri në eksport. Aktualisht jemi në vendin ku prodhohen fidanët, sera ekzistuese. E kemi mbështetur me serën e re me teknologji të avancuar. Këtu kemi gjithë llojet e perimeve që furnizojnë fermerët pothuajse nga gjithë Shqipëria me standarde të larta të bimëve”, tha Krifca.
Ndërkohë përfaqësuesi i kësaj kompanie foli edhe për teknologjinë bashkëkohore që po aplikohet në këtë serrë për shartimin e bimëve, një teknologji që kërkon ta avancoj me mbështetjen e AZHBR-së.
Ai tha se janë rreth 3 mijë fermerë nga gjithë Shqipëria që furnizohen nag kjo serrë me fidanë të cilësisë së lartë.
Krifca tha se investimi ka kaluar mbi 60 milionë lekë dhe është mbështetur me grant 60%. “Ka marrë paradhënie 10% dhe pjesën tjetër kur ka mbaruar serrën”, tha ajo.
Serra e re e kësaj kompanie është e pajisur me sistem automatik që kontrollon ajrosjen, ventilimin, lagështinë dhe temperaturën, që minimizon koston duke nxjerrë edhe një produkt më të shëndetshëm. Ajo është sipas parametrave më të avancuar dhe mund të kontrollohet edhe përmes celularit.
Krifca tha se janë 29 milionë euro të injektuara për prodhimin primar në serra. “Është e rëndësishme të rrisim sipërfaqen e serave që të kemi çfarë të përpunojmë pastaj”, tha ajo
AZHBR ka mbështetur 53 pika grumbullimi në të gjithë vendin për të fuqizuar kapacitetet ruajtëse dhe përpunuese të produkteve të tyre.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




