Sesioni i ri i Kuvendit/ Reflektohet përçarja e PD-së në grupin parlamentar

Të hënën e 4 shtatorit nis punimet sesioni i ri parlamentar me seancën e orës 10-të.
Për përcaktimin e programit dhe kalendarit të punimeve Kryetarja e Kuvendit Lindita Nikolla ka thirrur të premten në orën 11-të mbledhjen e konferencës së kryetarëve të grupeve parlamentare.
Situata konfliktuale e demokratëve pritet të reflektohet edhe në Kuvend, përkatësisht në përbërjen e grupit parlamentar, pasi deputetët janë pozicionuar në mbështetje të Berishës, Bashës dhe të Bardhit. Ndërsa Gazment Bardhi njihet zyrtarisht nga Parlamenti si Kryetar i Grupit Parlamentar Demokrat, ende është e paqarte nëse do të njihet si i tillë edhe nga mbështetësit e Berishës apo te Bashës, të cilit i kanë mbetur besnik më pak se 10-të deputetë.
Berisha ka njoftuar mbledhjen e grupit parlamentar paraditen e së premtes, ku me gjasë duhet të vendosë për kreun e grupit, një vakancë që u krijua pas dorëheqjes së Luçiano Boçit, për shkak të zgjedhjeve të 14 majit.
Gazetare: Anisa Kadesha
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




