Sezoni turistik 2022 më i pastër

Ministrja e Mjedisit dhe Turizimit, Mirela Kumbaro, tha sot se qeveria ka buxhetuar me 10 milionë euro më shumë bashkitë e vendit për sektorin e pastrimit dhe menaxhimin e mbetjeve. Gjatë njoftimit të përfundimeve nga mbledhja e Këshillit të Ministrave, Kumbari tha se viti turistik për 2022-in di e gjejë vendin tonë më të pastër.
Ajo tha se Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka mbyllur planin për ndërhyrje të pastrimit sezonal të plazheve, shkruan abcnews.al.
“Ka filluar përgatitja e stacioneve të plazhit që mbyllin kontratat me agjencinë kombëtare të bregdetit dhe bashkitë. Agjencia kombëtare e bregdetit ka mbyllur planin për ndërhyrje të pastrimit sezonal të plazheve. Është e para herë që ndodh . Në katër bashkitë që kanë rezultuar më problematike vitin e kaluar, Saranda, Himara, Durrësi dhe Kavaja. Nuk mjaftojnë masat e marra nga qeveri dhe bashkia nëse shoqeria nuk bëhet pjesë e koalicionit për pastërtinë. Të gjitha bashkitë për 2022 kanë buxhetuar 10 milionë euro më shumë për zërin e menaxhimit të integruar gtë mbetjeve në total për të gjithë republikën. Ky sezon do të jetë shumë më i pastër dhe shumë më i shëndeteshëm”, tha Kumbaro.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




