Sfidat mjedisore në Shqipëri, BE çel nga Kurbini fushatën ndërgjegjësuese për mjedis të pastër

Sociale | 3 vite më parë

Delegacioni i BE-së në Shqipëri nisi një fushatë të re që do të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë, politikëbërësve, shoqërisë civile, bizneseve dhe aktorëve të tjerë rreth çështjeve mjedisore që prekin vendin.

Fushata e Gjelbër e BE-së, e cila u çel në Lezhë, i fton të gjithë të ndërmarrin hapa konkretë dhe t’i bashkohen Rrugës së Gjelbër.

Kjo fushatë synon thirrjen për ndërmarrjen e një sërë masash, që shtrihen nga zgjedhjet individuale deri te iniciativat dhe politikat publike, me qëllim ruajtjen e mjedisit sipas standardeve evropiane. 

Iniciativa e parë e kësaj fushate ishte në Kurbin, ku nisi pastrimi te pika e bashkimit të lumenjve Fan dhe Mat, aty ku sillen mbetjet nga fshatrat dhe zonat urbane përreth.

“Jemi shumë të lumtur që fushatën tonë po e nisim me pastrimi e lumenjve. Ne jemi këtu për të mbështetur Shqipërinë ën rrugën drejt BE dhe ndaj po mbështesim pushtetin lokal për çështjet mjedisore. Ne kemi disa projekti që kemi shtrirë projektin tonë për një Shqipëri me standarde edhe në çështjet mjedisore”, u shpreh Andrea Rizo.

Delegacioni i BE tha se, duke qenë se Shqipëria po ecën përpara në procesin e anëtarësimit në BE, është shumë e rëndësishme që ajo të harmonizojë politikat, ligjet dhe iniciativat e saj me legjislacionin e BE-së në fusha vendimtare si menaxhimi i ujit, biodiversiteti, energjia e gjelbër dhe e rinovueshme, cilësia e ajrit dhe lufta ndaj ndryshimeve klimatike.

Fushata e Gjelbër do të prezantojë disa programe të reja të financuara nga BE-ja me një vlerë prej 44 milionë eurosh.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme