SHBA dhe Japonia së bashku përballë sfidave nga Kina

Botë | 6 vite më parë

Presidenti amerikan, Joe Biden konfirmoi se SHBA-ja dhe Japonia do t’i bëjnë ballë së bashku sfidave të shfaqura nga Kina gjatë samitit të parë të vërtetë në Shtëpinë e Bardhë mes presidentit amerikan dhe homologut japonez. Presidenti i SHBA Joe Biden dhe kryeministri japonez Yoshihide Suga në takimin e tyre në Uashington paralajmëruan përballjen e përbashkët kundër lëvizjeve gjithnjë e më këmbëngulëse të Kinës në rajon. “Ne jemi të vendosur të punojmë së bashku për të zbuluar sfidat e shfaqura nga Kina dhe mbi problematika të tilla si Deti i Kinës Lindore dhe ai i Kinës Jugore por gjithashtu Korenë e Veriut”, theksoi presidenti demokrat gjatë një konferencë të përbashkët shtypi. Kryeministri japonez siguroi se të dy vendet aleate do të kundërshtonin çdo përpjekje nga Pekini për të  ndryshuar status quo-në me forcë ose intimidim në detet e Kinës Jugore dhe Lindore “Ne ramë dakord të kundërshtojmë çdo përpjekje për të ndryshuar status quo-në me forcë ose detyrim në detet e Kinës Lindore dhe Jugore dhe frikësimin e të tjerëve në rajon,” tha Suga, vizitori i parë i huaj i Biden, në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin e SHBA.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme