SHBA kundërshton projekt-deklaratën e KB për konfliktin Izrael-Autoriteti Palestinez

Botë | 5 vite më parë

SHBA ka kundërshtuar, për herë të tretë brenda një jave, miratimin e një deklarate të Këshillit të Sigurimit të KB-së që bën thirrje për “fundin e dhunës” midis izraelitëve dhe palestinezëve, duke nxitur kështu një takim tjetër urgjent sot me dyer të mbyllura.

Teksti i hartuar nga Kina, Tunizia dhe Norvegjia iu dorëzua 15 anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të dielën në mbrëmje për miratim të hënën.

“SHBA paraqiti se nuk mund të mbështesë në këtë moment një shprehje të Këshillit të Sigurimit”, tha një diplomat.

Sipas burimeve të tjera, Meksika dhe Britania e Madhe kanë propozuar ndryshime në tekst, megjithatë pa kundërshtuar miratimin.

Ky do të jetë takimi i katërt i Këshillit të Sigurimit, që nga 10 maji, pa ndonjë qëndrim të përbashkët të miratuar për shkak të ngurrimit të SHBA-së.

Projekt-deklarata e paraqitur në Këshillin e Sigurimit bën thirrje për “mbrojtjen e civilëve, veçanërisht fëmijëve”, shpreh “shqetësimin serioz” të Këshillit përballë krizës dhe kritikon “dëbimet e mundshme” të familjeve palestineze në Jeruzalemin Lindor./ATSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme