SHBA, paketë ndihme prej 1.2 miliardë dollarësh për Ukrainën

Botë | 3 vite më parë

Shtetet e Bashkuara do të miratojnë një tjetër paketë ndihme prej 1.2 miliardë dollarësh për Ukrainën, sipas një zyrtari amerikan.

Ajo vjen në një pikë kritike me kundërsulmin e Ukrainës kundër forcave ruse. 

Paketa do të përfshijë dronë, municion artilerie dhe raketa të mbrojtjes ajrore raporton CNN.

“Këto para do të shpenzohen gjatë muajve apo edhe viteve të ardhshme për të përmbushur nevojat e ardhshme ushtarake të Ukrainës”, bëjnë me dije zyrtarët.

Javën e kaluar, Pentagoni njoftoi paketën e tij të 37-të të tërheqjes për Ukrainën që nga gushti 2021. Paketa prej 300 milionë dollarësh përfshinte municione shtesë për sistemin e raketave HIMARS, municione artilerie dhe tankesh, armë antitank dhe më shumë. 

Ndërkohë, mbrojtja ajrore e Ukrainës shkatërroi rreth 23 raketa të lëshuara nga Rusia në hapësirën ajrore mbi Kiev në orët e para të së martës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme