SHBA, përleshje mes dy grupeve në festën e Halloween-it. Vriten 2 persona dhe plagosen 18 të tjerë

Botë | 3 vite më parë

Një përleshje mes dy grupeve ka përfunduar me dy të vdekur dhe 18 persona të plagosyr në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ngjarja ka ndodhur gjatë festimeve të Halloween pak para orës 3 të mëngjesit të së dielës.

Përleshja ndodhi në një zonë me disa bare dhe klube ku kishte edhe një numër të madh njerëzish që po frekuentonin këto ambiente.

Një video e cila qarkullon në internet tregon njerëzit me kostume të Halloëeen duke pirë dhe duke biseduar në rrugë kur u dëgjuan të shtënat gjë e cila krijoi edhe panik tek të gjithë.

Disa njerëz u hodhën mbi dhe nën tavolina duke u mbrojtur me to, ku shumë prej tyre mbetë të plagosur.  

Një breshëri të shtënash u dëgjuan njëra pas tjetrës.

“Ishte një përleshje mes dy grupeve. Dhe në këtë përplasje me armë mes dy grupeve, qindra njerëz të pafajshëm ishin në rrugë”, tha një prej oficerëve të policisë i cili ngurroi të jepte detaje për lëndimet e pësuar nga viktimat e dërguara në spitalet e zonës, shkruan The Guardian. 

Një i dyshuar u dorëzua në polici dhe hetuesit besojnë se ai ishte pjesë e përplasjes mes dy grupeve. Ndërsa policia është ende duke hetuar arsyen e përleshjes mes dy grupeve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme