SHBA sanksione bankave të Iranit

Administrata e Shteteve të Bashkuara të Amerikës vendosi sanksione ndaj 18 bankave të Iranit.
Në një deklaratë nga Departamenti i Thesarit i SHBA-së thuhet se Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja (OFAC) vendosi 18 bankat e Iranit në listën e sanksioneve.
Sekretari i Thesarit i SHBA-së, Steven Mnuchin, sipas deklaratës, ka theksuar ”se vendimi për sanksionet pasqyron një angazhim për të ndaluar qasjen e paligjshme në dollarin amerikan”. “Programet tona të sanksioneve do të vazhdojnë derisa Irani të ndalojë së mbështeturi aktivitetet terroriste dhe t’u japë fund programeve të tij bërthamore”, ka thënë Mnuchin.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




