SHBA vë në dyshim deklaratën e parë të liderit të ri suprem të Iranit/ Hegseth: Mojtaba Khamenei është plagosur dhe ‘ndoshta i shpërfytyruar’. Trump ka kartat në dorë

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, deklaroi sot se lideri i ri suprem i Iran, Mojtaba Khamenei, është plagosur dhe “me gjasë është i shpërfytyruar”.
Hegseth iu referua deklaratës së parë publike të liderit të ri suprem të Iranit, të publikuar dje, dhe vuri në dyshim legjitimitetin e saj.
Ai tha: “Ne e dimë se i ashtuquajturi lider suprem i ri nuk është aq suprem. Ai është i plagosur dhe ka shumë gjasa të jetë i shpërfytyruar.”
Sipas tij, deklarata e djeshme ishte e dobët dhe u publikua vetëm me shkrim, pa audio dhe pa video.
“Ai bëri thirrje për unitet… me sa duket, vrasja e dhjetëra mijëra protestuesve është lloji i tij i unitetit.”
Hegseth gjithashtu pyeti pse lideri suprem publikoi vetëm një deklaratë të shkruar dhe jo një paraqitje publike, duke shtuar: “Mendoj se e dini pse.”
Ai kritikoi edhe titujt e mediave, duke thënë se ato nuk pasqyrojnë realisht suksesin e Shtetet e Bashkuara në luftën kundër Iranit.
“Ne po ngjitemi lart, ata po bien poshtë. Presidenti Donald Trump ka kartat në dorë.”
Sipas tij, dita e premte do të ketë numrin më të madh të sulmeve amerikane deri tani kundër objektivave iraniane.
Deklaratat për gjendjen ushtarake të Iranit
Hegseth tha se aftësitë ushtarake të Iranit janë dobësuar ndjeshëm.
Duke folur nga Pentagoni, ai deklaroi se regjimi iranian do të shohë vetëm flamurin amerikan dhe yllin e Davidit të Izraelit, të cilat ai i përshkroi si “makthin e tyre më të keq”.
Ai theksoi se vëllimi i raketave të Iranit ka rënë me 90%, ndërsa dronët e tij sulmues me një drejtim ranë me 95% dje. “Irani nuk ka aftësinë të ndërtojë më armë”, shton ai.
Hegseth tha gjithashtu se SHBA po merret me sulmet e Iranit në Ngushticën e Hormuzit dhe se situata është nën kontroll.
Sipas tij, “linjat e tyre të prodhimit, fabrikat ushtarake dhe qendrat e inovacionit të mbrojtjes janë shkatërruar. Edhe udhëheqja e Iranit nuk është në gjendje më të mirë.”
Ai shtoi se drejtuesit iranianë janë të fshehur në nëntokë dhe të dëshpëruar.
“Të dëshpëruar dhe të fshehur, ata janë futur në fshehtësi, duke u strukur – kjo është ajo që bëjnë minjtë”, tha Hegseth.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




