Shefi i OBSH-së, askush nuk i do kufizimet, por duhet kompromis

Shtimi i rasteve me koronavirus ka rritur kufizimet në shumë vende. Por kjo është pritur keq nga qytetarët. Në shumë vende ka patur edhe protesta kundër kufizimeve.
Por Organizata Botoëre e Shëndetësisë është shprehur se kufizimet janë të nevojshme për të shpëtuar jetë dhe për të mos rritur infektimet. “Askush nuk dëshiron kufizime të tjera, por nëse duam t’i shmangim ato, ne duhet të bëjmë gjithçka nga ana jonë”, theksoi drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.“Ne nuk mund të kemi rimëkëmbjen ekonomike që duam dhe të jetojmë jetët tona si para pandemisë së COVID-19”, shtoi ai. “Ne mund t’i mbajmë fëmijët tanë në shkollë, mund t’i mbajmë bizneset të hapura, mund të ruajmë jetën dhe jetesën.
Por të gjithë duhet të bëjmë kompromise dhe sakrifica”, nënvizoi Tedros Adhanom Ghebreyesus. “Javën e kaluar u regjistrua numri më i lartë i rasteve me COVID-19 të regjistruara deri tani.
Shumë vende në hemisferën e veriut po përballen me një rritje shqetësuese të rasteve dhe shtrimeve në spital. Njësitë e kujdesit intensiv po arrijnë kapacitetet e tyre maksimale në disa vende, veçanërisht në Evropë dhe Amerikën e Veriut”, shtuan drejtuesit e OBSH-së në një konferencë. “Nuk ka dyshim se tani Evropa është një epiqendër e pandemisë”, theksuan ata.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




