Shehi kundër aksionit të Rithemelimit: Ja katër pikat imediate që e ndajnë nga Berisha!

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi ka paraqitur katër pika që duhet të merren në konsideratë në mënyrë urgjente nga opozita për të dalë nga kriza e saj.
Duke folur në emisionin “3D” në RTSH1 të gazetarit Alban Dudushit, Shehi theksoi se opozita duhet të rikthehet në Parlament, të ndryshojë ligjin elektoral, të ndalojë akuzat ndaj SPAK-ut dhe të përmirësojë raportet me ndërkombëtarët.
“Cilat janë katër pikat imediate sot? Unë them që duhet të hyjmë në Parlament sepse po i mbyllim gojën vetes. Nuk po na e mbyll Edi Rama. Ky është realiteti, ai aksion që ishte atje e bëri pjesën e vet e meditizoi pjesën e vet.
Deri diku e ndërkombëtarizoi. Që të rrish jashtë Parlamentit, hidh fishekzjarrë, digj letra, aksione pa kurrë farë logjike. Duhet të hyjmë të Parlament. Në 10 vitet e fundit opozita shqiptare ka dalë gati 3 vjet jashtë Kuvendit.
Pika e dytë është që duhet të merremi me ligjin elektoral. Në fakt gjysma e opozitës nuk ka qejf ta ndryshojë këtë ligj, gjysma e Berishës, Rithemelimi. Pse nuk merren me këtë punë, sepse iu intereson se strehohen te lista shumë-emërorë.
Pika e tretë i janë turrur SPAK-ut. Një parti serioze, një opozitë serioze nuk mban këtë pozicion ndaj SPAK-ut përtej kritikave që i kam edhe unë. Drejtësinë duhet ta lëmë të jetë e pavarur. SPAK-un nuk e udhëheq Edi Rama, por e udhëheqin të huajt.
Pika e katërt, është a ndërtohet një marrëdhënie me komunitetin ndërkombëtar, me Partitë Popullore Evropiane, me SHBA-në. Kjo lloj gjuhe ndaj të huajve më duket e papricip fare dhe po i bën dëm të gjithë kampit opozitar. Duhet të rindërtojmë marrëdhëniet me miqtë tanë tradicionalë”, u shpreh Shehi.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



