Shehi: Votimi elektronik heq ushtrinë e zullumqarëve

Politikë | 3 vite më parë

Dashamir Shehi, në emisionin ‘3D nga Alban Dudushi’ këmbënguli për mënyrën e votimit, e cila, sipas tij, duhet të jetë elektronik, sepse ‘heq ushtrinë e zullumqarëve’, që tjetërsojnë dhe vjedhin votat.   

Sipas tij, zgjedhjet kanë 2 elementë: sistemi zgjedhor, që prodhon edhe sistemin politik dhe atë administrativ.

“Ne kemi propozuar që të bëhet votim elektronik. A ka dyshime, po ka. Por një sistem elektronik heq ushtrinë e zullumqarëve të vegjël që vjedhin votat nëpër komisione. Ky grup jo vetëm që vjedh votat, por bën pis edhe sistemin politik. Patronazhistët hiqen nëpërmjet votimit elektronik. Dua me ligj që të heq faktorët që ndikojnë në zgjedhje duke i manipuluar ato. Vota e emigrantëve duhet sepse është trup elektorale më e emancipuar e shoqërisë. Dallga opozitare bllokon sëmundjen e vjedhjes së votimit. Nuk varen zgjedhjet nga SPAK.”, tha Shehi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme