Shërbimi stomatologjik në Pogradec, ambiente dhe pajisje të reja për një shërbim sa më cilësor

Sociale | 2 vite më parë

Shërbimi shëndetësor stomatologjik publik në Pogradec tashmë ofrohet në ambientet e reja pranë njësisë vendore të kujdesit shëndetësor duke lënë pas ambientet e vjetra të ndodhura në maternitetin e qytetit.

Kjo zhvendosje ka sjellë gjithashtu edhe mjete pune të reja dhe moderne, të cilat sipas drejtores Elona Katiraj do rrisin cilësinë e shërbimit.

“Kemi bërë një ndryshim, kemi pajisur me mjete bashkëkohore, stafi është më komod tani. Po ashtu dhe nxënësit e shkollën apo dhe njerëzit që marrin shërbimin aty”, tha Katiraj.

Katiraj bën të ditur gjithashtu edhe kategoritë që e përfitojnë shërbimin stomatologjik falas.

“Shërbimi në këtë stomatologji është falas  dhe njëkohësisht është për kategorinë nga 0 deri në 18 vjeç, për pensionistët dhe për kategorinë e invalidëve”, tha ajo.

Kujdesi për dhëmbët është shumë i rëndësishëm për të gjithë, ndaj edhe për këtë stomatologët bëjnë thirrje për kontrolle të vazhdueshme dhe higjienën e dhëmbëve që në periudhën foshnjore.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme