Shërohet Trump, presidenti i gatshëm për tubimet elektorale

Botë | 6 vite më parë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e përfundoi terapinë për koronavirus dhe mund të kthehet në angazhimet publike më 10 tetor, tha mjeku i Shtëpisë së Bardhë. “Të shtunën bëhen dhjetë ditë nga diagnostikimi dhe bazuar në trajektoren e simptomave, unë parashikoj kthimin e sigurt të presidentit në angazhimet publike në atë kohë”, tha doktor Sean Conley. Ai tha se Trump i është përgjigjur “jashtëzakonisht mirë” trajtimit, pa pasur ndonjë provë të efekteve anësore dhe pa shenja që sugjerojnë “përparimin e sëmundjes”.

Presidenti amerikan, Donald Trump, konfirmoi se parashikonte të merrte pjesë në një tubim të fushatës elektorale duke filluar nga nesër, me shumë gjasa në Florida, një shtet kyç për presidencialet e 3 nëntorit. “Shpresoj të bëj një takim elektoral të shtunën në mbrëmje, nëse ka mjaftueshëm kohë për ta riorganizuar, por ne dëshirojmë të kemi një tubim, me shumë gjasa në Florida, të shtunën në mbrëmje”, theksoi Trump. Pak më parë, mjeku i tij i hapi rrugën rikthimit në fushatë duke konfirmuar se presidenti kishte reaguar përgjithësisht shumë mirë ndaj trajtimit kundër COVID-19.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme