Sherri mes tifozëve të Tiranës dhe Vllaznisë, policia shoqëron

Sporte të tjera | 3 vite më parë

“Plagosja e lehtë me dashje”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës” janë disa nga akuzat, të cilat rëndojnë mbi tifozët e Vllaznisë dhe Tiranës, të cilët kthyen në një “ring” ditën e djeshme rrugën e Kombit.

Një ditë pas incidentit mes tifozëve të dy skuadrave, policia tregon se ka arrestuar 8 persona, ndërsa për 20 të tjerë ka nisur procedimi penal. Me anë të një njoftimi zyrtar, policia sqaron se në total u shoqëruan në komisariat plot 106 tifozë të të dyja skuadrave.

Vllaznia humbi 0-1 ndaj Tiranës, në takimin e luajtur në Kukës. Pas sfidës, kanë qenë mbështetësit e Vllaznisë që kanë sulmuar tifozët e Tiranës në zonën e  Repsit.

Një prej lojtarëve të Shkodrës pasi zbriti nga autobusi, filloi duke ofenduar mbështetësit e skuadrës kryeqytetase. Më pas, situata u acarua, duke kaluar në gjuajtjen e sendeve të forta dhe përleshja mes palëve u bë e pashmangshme.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme