Sherri në Kuvend/ PD-ja akuzon në SPAK deputetin socialist Vullnet Sinaj

Politikë | 3 vite më parë

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike (PD) ka dorëzuar në SPAK një padi ndaj deputetit socialist, Vullnet Sinaj, duke e akuzuar për “goditje për shkak të detyrës”.

Veprimi i PD-së vjen pas atij të PS-së, që kallëzuan po në SPAK deputetin Bledjon Nallbatin, i akuzuar po ashtu për “goditje për shkak të detyrës”.

Kallëzimet vijnë pas situatës së krijuar në seancën plenare të së hënës (31 nëntor), që u shoqërua me tensione të forta. Deputeti Nallbati tentoi edhe të godiste me grusht kolegun socialist, Vullnet Sinaj duke sjellë kështu ndërprerjen e punimeve të Kuvendit.

Një ditë më parë (31 tetor), PS i dërgoi një kërkesë Kryeparlamentares Lindita Nikolla për marrjen e masave disiplinore ndaj 7 deputetëve të PD-së.

Komisioni i Etikës vendosi më pas, përjashtimin me 10 ditë nga punimet e Kuvendit deputetët e ‘Rithemelimit’: Bledion Nallbati, Flamur Noka, Edi Paloka, Albana Vokshi dhe Gazment Bardhi. Me 3 ditë është përjashtuar edhe deputeti Saimir Korreshi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme