Shi dhe diell në disa qytete, moti për ditën e sotme

Kjo javë ka nisur me kushte atmosferike të paqëndrueshme anembanë Shqipërisë.
Edhe e marta parashikohet të jetë pjesërisht e thatë dhe e lagësht në varësi të relievit.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak nuk përcakton reshje në pjesën lindore dhe verilindore të vendit, në qytetet si Shkodra, Lezha apo Durrësi. Edhe në Tiranë e Peshkopi do të mungojnë shirat.
Ndërkohë pjesa më e madhe e qyteteve të tjera do të përjetojnë reshje shiu me intensitet të ulët, si Kukësi, Elbasani, Berati, Fieri, Korca, Vlora dhe Saranda.
Temperaturat minimale do të nisin nga 11 gradë Celsius në Pogradec deri në 32 gradë Celsius.
Erërat me shpejtësi të ulët do të krijojnë një dallgëzim në dete të forcës 1–2 ballë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




