Shifra alarmante! Karamuço: Janë 1800 të zhdukur që nga viti 1992

Politikë | 3 vite më parë

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço ka ngritur alarmin se nga vitet 92’ rezultojnë rreth 1800 vrasje të pazbardhura ende. I ftuar në studion e emisionit “3D nga Alban Dudushi” në RTSh, Ervin Karamuço tha se dyshohet se Ervis Martinaj nuk është vrarë vetëm nga një por nga 3-4 grupe.

“Në Shqipëri që nga viti 1992 deri me sot janë rreth 1800 vrasje të pazbardhura pra janë pak a shumë disa autorë që disa kanë vdekur, disa mund të jenë vrarë por pak a shumë numri është kaq. Dhe në rastin e Ervis Martinaj dyshohet se nuk është vrarë nga një por nga një grup i tërë. E organizuar në 3-4 grupe, me sponsorizim të madh por janë të gjitha teori që shkojnë deri në kufijtë e teorive konspirative”, tha Karamuco.

/rtsh.al


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme