Shifrat, Haaland në 19 ndeshje ka shënuar më shumë se tre golashënuesit

U deshën vetëm 5 muaj që Premier League të njihej me “fenomenin” Erling Haaland. Sulmuesi i City-t, i cili deri më tani në 19 ndeshje numëron 25 gola, ka kaluar tre fituesit e fundit të “Këpucës së Artë” në Angli: Vardy (23 gola në sezonin 19-20), Kane (23 gola në 20-21) dhe dyshen Son-Salah (23 gola në 21-22).
“Numrat janë të pabesueshëm”, tha Guardiola në fund të ndeshjes City-Wolves. Sulmuesi norvegjez këtë sezon ka shënuar në total 31 gola në 26 ndeshje. Në të gjithë karrirën ai numëron plot 207 gola.
Me tri golat e shënuar përballë Wolves, norvegjezi dërgoi në katër numrin e tripletave në vetëm 19 takime të Premier Legaue-s. Ai theu rekordin e Ruud van Nistelrooy, të cilit për të shënuar katër tripleta në Premier i janë dashur 65 ndeshje. Më keq ka bërë edhe Ronaldo, të cilit për tre tregolësha i janë dashur 7 sezone në Angli.
Haaland rrezikon edhe rekordet e Alan Shearer, sulmuesi më i mirë i një sezoni të vetëm në Angli ku në 42 takimet e luajtura në edicionin 1995-96 rrealizoi 34 gola. Në atë kampionat Shearer rrealizoi edhe 5 tripleta. Sa i përkety numrit të tripletave të shënuara në një sezon rekordin e mbajnë Messi (2011/12) dhe Ronaldo (2015/16), të cilët kanë shënuar në Spanjë 8 tripleta brenda një sezoni të vetëm.
Ajo çfarë të befason tek Haaland është fakti se ka qenë efiçent. Për të rrealizuar 25 golat atij i janë dashur vetëm 74 goditje. Me pak fjalë bomberi norvegjez shënon një gol në tre goditje.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




