Shisnin drogë në shkolla dhe lokale në Tiranë, 20 të arrestuar! Shpërndarësit qarkullonin me transport publik t’i shpëtonin kontrolleve

20 persona janë arrestuar dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim në Tiranë, pasi akuzohet se shpërndanin doza drogë në lokale nate dhe në afërsi të shkollave.
Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj tha se hetimet kanë nisur që në janar 2023 dhe janë goditur 2 grupe kriminale që shpërndanin drogë në zona të ndryshme të Tiranës dhe Kamzës.
Të arrestuarit në bashkëpunim më njeri-tjetrin vepronin të ndarë në grupe të vogla dhe shpërndanin “kanabis, heroinë e kokainë në lokale nate si dhe afër shkollave”.
Sipas policisë, dy grupet kriminale përdornin mesazhe të koduara dhe se ata “qarkullonin me transport publik për t’i shpëtuar kontrolleve të policisë”.
Gjatë operacionit të koduar “Harta” u sekuestruan 2 kg e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 milionë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.
Në pranga përfunduan: F. Q,. 39 vjeç , D. I., 23 vjeç 3. R. L., 22 vjeç, E. H., 25 vjeç, D. Ç. 31 vjeç, E. M., 60 vjeç, F. B., 37 vjeç, M. K., 35 vjeç, M. Gj., 31 vjeç, M. H., 39 vjeç, M. T., 31 vjeç, P. Sh., 40 vjeç, E. Xh., 47 vjeç, A. Ll., 45 vjeç, A. Xh., 51 vjeç, I. L., 26 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, J. H., 32 vjeç.
Momenti i arrestimit të shpërndarësve të drogës në Tiranë
I pyetur nëse hetimet kanë ecur lidhur me zbardhjen e atentatit në Don Bosko, Tonin Vocaj tha se ka informacione për persona konkrete të përfshirë në këtë ngjarje.
“Ka informacione për persona konkrete të përfshirë në këtë ngjarje. Nuk mund të japim detaje në këto momente, por nëse do të kemi informacion do ua përcjellim”, tha Vocaj.
Në atentatin në Don Bosko në drejtim të një lokali në pronësi të Fatjon Muratit, mbeti e vdekur banakierja 58-vjeçare Mimoza Paja dhe u plagosën 5 persona.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



