Shkarkimi i Metës, mblidhet sërish Komisioni Hetimor parlamentar

Sot u mblodh sërish Komisioni Hetimor parlamentar, i cili pritet të japë konkluzionet brenda muajit qershor nëse presidenti i Republikës do të shkarkohet nga detyra.
Komisioni i drejtuar nga deputeti Alket Hyseni po heton shkeljet e rënda kushtetuese që shumica pretendon se janë kryer gjatë vitit të fundit nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë.
Tre ditë më parë ky komision parlamentar u konstitua, ndërsa sot miraton sipas njoftimit zyrtar rregulloren e brendshme të funksionimit dhe veprimtarisë së Komisionit Hetimor. Deputetet po sot do të miratojnë kalendarin e punimeve të kësaj strukture si dhe do të caktojnë ekspertët për marrjen e ekspertizës që kërkon njohuri të posaçme sipas objektit të hetimit të Komisionit.
Pjesa më e rëndësishme e punës së deputetëve pritet të jetë seanca dëgjimore me Presidentin e Republikës dhe mbledhja e votave për shkarkimin në Parlament të kreut të shtetit Ilir Meta.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



