Shkelje të shumta në Rrugën e Kombit, Policia Rrugore me postblloqe dhe radarë

Esat Jahjaga, rapsodi nga Gjakova ishte njeri prej shkelësve të shumtë të rregullave të qarkullimit në Rrugën e Kombit.
Pas verifikimit të shpejtësisë me radar iu nënshtrua edhe ndëshkimit administrativ me gjobë.
Për Esatin ishte gjoba e 20 që prej marrjes së lejes së drejtimit. Natyrisht që është i ndërgjegjshëm për shkeljet e kryera në rrugë.
Shpejtësia tej normave të lejuara, e cila është shkelja me numrin më të lartë të drejtuesve të mjeteve në shumë raste është kthyer në tragjedi për përdoruesit e rrugës.
Mesazhet gjithmonë janë të ndjeshme, aq më shumë kur vijnë nga një nënë teksa udhëton me bashkëshortin dhe fëmijët e saj, pa harruar edhe këngëtarin Esat Jahjaga.
Policia rrugore që merret me monitorimin e Rrugës së Kombit ka ngritur postblloqe, por edhe patrulla të lëvizshme për të monitoruar trafikun në këtë aks të rëndësishëm, trafik që vit pas viti vjen e rritet, shoqëruar edhe me aksidente me pasoja të renda të humbjes së jetës së përdoruesve të rrugës.
Gazetare: Nermin Spahiu
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




