Shkodër, mbahet në mjedis të hapur Festivali Mbarëkombëtar i Këngës për Fëmijë

Pavarësisht pandemisë tradita e Festivalit Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë që zhvillohet në Shkodër nuk është ndërprerë as këtë vit.
Edicioni i 58-të i këtij festivali u zhvillua pasditen e të shtunës në ambjent të hapur në pikën turistike të Shirokës. 18 këngë të reja u interpretuar në skenën e vendosur në breg të liqenit të Shkodrës, krijime këto të emrave të njohur të këngës dhe poezisë për fëmijë që erdhën nën iterpretimin e këngëtarëve të vegjël nga të gjitha trevat shqipfolëse.
Sipas mjeshtrit Kujtim Alia, organizatori dhe drejtuesi artitisk i këtij aktiviteti prej 35 vitesh, pandemia këtë vit ka ndikuar në zhvendjesjen në kohë dhe në kushtet e zhvillimit të festivalit por aspak në krijimtarinë dhe gjeografinë e pjesëmarrëesve.
Në përfundim të festivalit, që u zhvillua në një ditë të vetme, u përzgjodhën tre këngetarët më të mirë të tij, ndërsa kënga fituese e edicionit të 58-të do të shpallet në fund të këtij viti pas votimeve on line në youtube.
Festivali është rregjistruar dhe do të transmetohet në TVSH në ditët e ardhshme.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




