Shkodër, zhvillohet edicioni i parë i Festivalit Folklorik

Kulturë | 4 vite më parë

 
Evidentimi i pasurisë së vlerave etnokulturore të trevës së veriut e në mënyrë të veçantë Shkodrës u bënë frymëzim për organizimin e edicionit të parë të Festivalit Folklorik në këtë qytet.

Edhe pse në nivel lokal, synimi mbetet që në të ardhmen ai të shndërrohet në nivel kombëtar ndërsa festivali i konceptuar në dy faza pati sot pjesëmarrjen e 19 shkollave publike dhe jopublike të qytetit dhe njësive administrative.

ZVA Shkodër si organizatore e festivalit dhe Brisela Kadija si drejtuese e institucionit thotë se synimi mbetet promovimi i trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale.

Faza e dytë e njëkohësisht finale e Festivalit Folklorik do të mbahet më 15 shkurt në ambjentet e sallës së koncerteve “Gjon Kapidani” të shkollës artistike “Prenkë Jakova” ku juria do të vlerësojë më të mirët e aktivitetit. Organizimi i këtij festivali merr një vlerë të shtuar pas përfshirjes së artit të dijebërjes së xhubletës në UNESCO.

 

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme