Shkodra feston Karnavalet, shënohet viti i 162-të që zhvillohet në këtë qytet

Kulturë | 4 vite më parë

Edhe për këtë vit nuk mungoi festa e bukur e Karnevaleve në qytetin e Shkodrës teksa tradita e zhvillimit të tyre është mbi shekullore. Sivjet kjo festë shënon 162-vjetorin e organizimit të tyre.

Regjisori Gjon Stefa thotë se Karnevalet e Shkodrës përherë kanë qenë të veçanta dhe se ato bazohen në Karnevalet e famshme të Venecias ndërsa sllogani i këtij viti është “Po lehim si qeni n’hanë”, e megjithatë vitet e fundit atmosfera e festimit të tyre sikur është zbehur dhe kjo sipas tij lidhet me fondet e pamjaftueshme që akordohen për organizimin e tyre.

Karvani i karnevaleve nisi para teatrit “Migjeni” për të vijuar me ndalesa nëpër rrugët dhe lagjet e ndryshme të qytetit ndërsa të rinjtë e veshur me maska ja shtonin bukurinë festës.

Në sheshin kryesor të qytetit u zhvillua koncerti festiv i karnevaleve me praninë e Orkestrës Frymore dhe artistëve të qytetit ndërsa në fund të tij siç është traditë u bë dhe djegia e dordolecit që simbolizon të metat dhe problematikat e shoqërisë.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme