Shkollat profesionale në Durrës, shtohen të rinjtë që ndjekin kurset e zanatit

Arsimi profesional po merr vëmendje të shtuar gjatë viteve të fundit dhe me qëllim që të orientohen sa më shumë të rinj drejt këtij arsimi.
Për këtë arsye është zhvilluar në Durrës panairi i shkollave profesionale. Panairi në fjalë është organizuar nga shkolla e mesme profesionale Beqir Çela, e cila do të jetë shkolla e parë që akreditohet në kët profil.
Drejtori i kësaj shkolle Fatmir Merkuri shprehet se ne po punojmë shumë edhe me nxënësit e arsimit 9-vjeëar që i ftojmë për të parë ecurinë e shkollës tonë.
Nisur nga ideja për të punuar tokën dhe kursyer fuqinë punëtore te krahut, Petrit Bardhi, nxënës në shkollën profesionale “Beqir Çela” ka prezantuar në këtë panair pune, mjetin motorik “Rojosam” të ndërtuar prej tij.
Ky mjet komandohet nga transmisioni me zinxhir dhe për ta ndërtuar atë i është dashur vetëm tre javë.
Një pishinë me sistem ngrohje me panele diellore, është një tjetër punim i nxënësve që u prezantuar në panair. Për realizimin e saj nxënësve u është dashur plot një vit.
Miniaturën e një vile, ku demostrohet sistemi i ngrohjes radiale në dysheme, makina, etj ishin të tjera punime që u prezantuan në këtë panair.
Por cilat janë degët profesionale më të kërkuara dhe ata që po shkojnë drejt zhdukjes. Degët që kanë zgjedhur nxënësit mbeten nga më të kërkuarat në treg, ku një pjesë e tyre krahas studimeve edhe punojnë në profesionin që po ndjekin.
Aktualisht, katër janë profesionet më të kërkuara në treg, Automekanik, Elektroteknik, Termo-Hidraulik dhe Teknologji Informacioni.
Gazetar: Norel Zaimi
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




