Shkumbini nuk përbën më rrezik për tokat e Shushicës në Elbasan, Balla: Ka qenë angazhim i përhershëm për ta mbrojtur këtë zonë nga lumi Shkumin

Në Shushicë të Elbasanit është duke përfunduar faza e dytë e investimit në prita lumore për mbrojtje nga lumi Shkumbin. Janë 18 prita lumore të cilat garantojnë mbrojtjen e 100 hektarë tokë bujqësore dhe 150 hektarë pyje. Një investim i tillë nuk ishte parë për më shumë se 50 vite dhe prej shumë kohësh kërkohej nga banorët.
Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Elbasanin Taulant Balla, Kryetari i Bashkisë Gledin Llatja, Prefekti i Qarkut Klevis Xhoxhi, deputeti Arben Kamami inspektuan vijimin e punimeve. Balla kërkoi nga bashkia të bëhet gati projekti dhe një investim i tillë të kryhet edhe në zonën e Labinotit Fushë.
‘Ky është një investim shumë i madh. Për ne ka qenë një angazhim i përhershëm për ta mbrojtur këtë zonë nga lumi Shkumin, jo vetëm tokën bujqësore, por edhe pyjet. Këtu askush nuk investonte sepse investimi rrezikohej. Qëllimi është ta vazhdojnë këtë punë përgjatë gjithë pjesës së poshtme të Shkumbinit. Kemi edhe një kërkesë nga banorët e Labinotit, edhe aty nevojitet ndërhyrje. Me këto investime përfitojmë, jo vetëm sipërfaqe toke, por edhe vende pune e zhvillim. Shkumbini mbetet një lumë i paparashikueshëm” deklaroi Balla.
Ndërsa Kryetari i Bashkisë Llatja nga ana tjetër theksoi se një investim i tillë do të kryhet edhe në zonën e Krastës, edhe aty një zonë e rrezikuar nga përmbytjet.
“Faza e parë përfshiu pritat lumore në fshatin Polis, tashmë puna po vazhdon në fshatin Shushicë. Janë 18 prita lumore, 100 ha tokë që mbrohen nga këto prita. Është një investim shumë i kërkuar nga banorët. Vjet përfunduam fazën e parë dhe tashmë jemi në fazën e dytë. Një fazë e tretë do të kërkohet në zonën e Krastës në një pritë rreth 1.7 km.’
Tashmë punimet janë në masën 80% dhe kanë dalë nga shtrati i lumit, pra reeshjet e shiut nuk pengojnë vijimin e punimeve”, tha Llatja.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




