Shpërdorim detyre dhe korrupsion, AMP referoi në prokurori 119 efektivë për tri muaj

Një qind e nëntëmbëdhjetë efektivë të Policisë së Shtetit janë referuar në Prokurori nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nga janari deri në fund të muajit mars.
Të dhënat e publikuara nga AMP tregojnë se efektivët e referuar janë nga strukturat me risk të lartë korrupsioni.
Bëhet fjalë për efektivat e kufirit, policisë rrugore, hetimit të krimit, shërbimet ndaj të tretëve, etj.
Për tri muaj numërohen 73 referime, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të shkuar ka pasur 41 referime me 66 punonjës të referuar.
Sa i përket veprimtarisë parandaluese rezulton se, ka 33 hetime proaktive kundrejt 11 hetimeve proaktive të së njëjtës periudhë të vitit të kaluar.
Gjatë këtij 3-mujori, janë kryer me iniciativë ndalimet/arrestimet në kushtet e flagrancës, si dhe ekzekutuar vendimet e gjykatave për masat e sigurisë të karakterit ndalues dhe shtrëngues të dhëna ndaj 14 punonjësve të strukturave e 5 shtetasve.
Ndër 73 referimet për 119 subjektet, 31 referime ndaj 37 punonjës të strukturave për veprat penale “shpërdorim detyre” e “korrupsioni pasiv”, 20 referime ndaj 60 punonjës të strukturave dhe 17 shtetas për veprën penale “shpërdorim detyre” duke favorizuar “forma të ndryshme të paligjshmërive”, 16 referime ndaj 16 punonjësve të strukturave dhe 1 shtetas, për veprën penale të “kryerjes së veprimeve arbitrare”; “dëmtime të tjera me dashje”, “dhunë në familje”, “goditje për shkak të detyrës”, etj, 6 referime ndaj 6 punonjësve të strukturave për veprën penale “drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” apo “shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Edhe për këtë tre mujor të parë të vitit 2024, “abuzimi me detyrën” rezulton të jetë forma më klasike e paligjshmërive me rreth 43 % të totalit të referimeve.
Rreth 22% të totalit të referimeve zënë shkeljet/veprimet që kryejnë punonjësit e policisë gjatë ushtrimit të detyrës, të cilat prekin lirinë e shtetasve.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



