Shpërthimi i fuqishëm trondit Madridin, të paktën tre të vdekur

Botë | 6 vite më parë

Të paktën tre persona kanë humbur jetën ditën e sotme në Madrid të Spanjës, pas një shpërthimi në një ndërtesë shtatë katëshe. Sipas mediave të huaja shkak i shpërthimit dyshohet se është bërë një rrjedhje gazi.

Ndërtesa e cila është e përshtatur për dyqane është shkatërruar, ndërsa në pamjet e publikuara shihen njerëz të panikosur që dalin në rrugë. Shpërthimi ndodhi në tre katet e sipërme të ndërtesës, të vendosura në Calle de Toledo. Afër ndërtesës ku ndodhi shpërthimi është edhe një azil të moshuarish e po ashtu edh enjë shkollë, ndërsa autoritet po bëjnë evakuimin e tyre.

 FOTO/ Një shpërthim i fuqishëm trondit Madridin, të

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme