Shqipëri- BE, mbyllet kapitulli dedikuar mjedisit, klimës dhe biodiversitetit

Politikë | 3 vite më parë

Shqipëria ka hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Sikurse njofton në rrjetet social ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, “Java e kaluar ishte historike në Bruksel”.

Ekipi i Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, me përfaqësues nga 15 ministri e institucione qendrore, raportuan me shumë sukses në 68 prezantime për të gjitha çështjet e Kapitullit 27, dedikuar mjedisit, klimës dhe biodiversitetit. Sipas zonjës Kumbaro ky ishte kapitulli më i gjatë dhe më i vështiri në procesin e negociatave me BE.

“Sprovë e kaluar me shumë sukses, falë përgatitjes së gjatë serioze dhe shumë profesionale, që u pasqyrua në përgëzimet e sinqerta të partnerëve ndërkombëtarë dhe unë i falenderoj përzemërsisht të gjithë” shkruan ministrja Kumbaro.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme