Shqipëri-Turqi 100 vite, 100-vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të Republikës së Turqisë dhe 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve Eshte zhvilluar simpoziumi shkencor ndërkombëtar me temë “Marrëdhëniet shqiptaro-turke: E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja”.
Në ceremoninë e hapjes së simpoziumit të organizuar në Tiranë nga Fondacioni ALSAR, nën përkujdesjen e Ambasadës së Turqisë në Tiranë ishin të pranishëm përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri, të institucioneve zyrtare të Shqipërisë, diplomatë dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme.
Në fjalën e tij në ceremoninë e hapjes, duke iu referuar edhe temës së simpoziumit, ambasadori turk në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, u shpreh se në këtë mënyrë do të njohin më mirë të shkuarën e përbashkët mes dy vendeve, të sotmen dhe të ardhmen Për marrëdhëniet e mira mes Shqipërisë dhe Turqisë foli dhe ish ambasadori I Shqipërisë ne Turqi
“Pas gati një shekull marrëdhënies të shkëlqyera miqësore dhe vëllazërore shqiptaro-turke ne shikojmë se si fara e miqësisë dhe vëllazërimit që hodhën liderët tanë të kohës ka ardhur gjithnjë e në rritje dhe marrëdhëniet e bashkëpunimit tonë dy palësh njeh vetëm zhvillime pozitive dhe lartësira të reja në çdo aspekt”, tha Kastriot Robo.
Në simpoziumin i cili do të vazhdojë edhe gjatë ditës së nesërme do të mbajnë kumtesat e tyre studiues dhe diplomatë të ndryshëm nga Shqipëria, Turqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




