Shqipëria dhe Bullgaria forcojnë bashkëpunimin në arsim

Ministri bullgar ne fushën e arsimit zhvilloi një vizitë 3 ditore në Shqipëri ndërsa takoi edhe ministren e Arsimit, Evis Kushin.
Në fokus të takimit ishin diskutime lidhur me bashkëpunimet e mëtejshme mes universiteteve dhe zhvillimi i mëtejshëm i arsimit ne dy vendet.
Në një intervistë ekskluzive ministri Bullgar foli edhe sa i takon hapjes së negociatave të Shqipërisë në BE ndërsa tha se kjo nuk është vetëm çështje politike por Bullgaria e ka mbështetur Shqipërinë në këtë hap të ri kaq të rëndësishëm.
Ministri Cekov ka zhvilluar gjithashtu takime edhe me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri ndërsa diskutuan mundësinë e hapjes se shkollave ku këta fëmijë mund të mësojnë gjuhën bullgare.
Gazetare: K.Kule
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




