“Shqipëria është Biodiversitet”, instalacion në sheshin “Skënderbej”

“Shqipëria është Biodiversitet” është një vepër arti tashmë e vendosur në sheshin Skënderbej në Tiranë.
Ajo ka për synim ndërgjegjësimin mbi ekosistemet dhe speciet fantastike që banojnë në Shqipëri.
Vepra është realizuar si një imazh i rikonceptuar i mozaikut të Muzeut Historik Kombëtar të Tiranës Duke konsideruar artin si një mjet të shprehjes dhe interpretimit, “Shqipëria është Biodiversitet” vjen si punë që synon të nxisë kureshtje, reflektim dhe diskutim të hapur mbi kërcënimin e vazhdueshëm ndaj botës së egër në Shqipëri.
Instalacioni do të jetë i vendosur në qendër të Tiranës deri më 22 tetor. Gjatë këtyre tre javëve do të zbatohen fushata edukative të dedikuara për fëmijë të grupmoshave të ndryshme, si dhe aktivitete të ndryshme publike si diskutime, shfaqje filmash, performanca artistike, etj.
Shqipëria, e konsideruar shpesh si një qendër e biodiversitetit Evropian, tejkalon përmasat e saj modeste falë shumëllojshmërisë të jetës që mbart. Edhe pse vetëm 29 mijë kilometër katror, Shqipëria është një dëshmi i një diversiteti të pakrahasueshmëm. Ajo ofron strehë për 3,200 lloje bimësh, 800 tipe kërpudhash, 300 specie peshqish, 350 kategori shpendësh, 70 kategori gjitarësh dhe një sërë speciesh të tjera që mbeten ende për t’u zbuluar. Ky biodiversitet kaq i pasur vjen si rezultat i pozicionimit gjeografik të veçantë të Shqipërisë, si dhe larmisë së peizazheve natyrore që variojnë nga zonat malore deri tek brigjet e paprekura detare.
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



