Shqipëria merr pjesë me 180 shkolla në testimin ndërkombëtar PIRLS 2026

Ministrja e Arsimit Mirela Kumbaro ka zhvilluar një takim pune me drejtuesit e Zyrave Vendore Arsimore për organizimin e testimit ndërkombëtar PIRLS 2026, ku Shqipëria do të përfaqësohet me 180 shkolla gjatë muajit mars.
PIRLS është një vlerësim ndërkombëtar që mat aftësinë e nxënësve 10-vjeçarë për të lexuar dhe kuptuar tekstin, ndërsa këtë vit vendi ynë do të marrë pjesë për herë të parë në mënyrë plotësisht digjitale.
Kumbaro tha se “po vijon puna e koordinuar me të gjitha strukturat arsimore, si në aspektin përmbajtësor ashtu edhe në atë logjistik, për të garantuar standarde të larta në këtë proces të rëndësishëm vlerësimi ndërkombëtar”.
PIRLS, i cili kryhet çdo pesë vjet që nga viti 2001, njihet si standardi global për vlerësimin e trendeve në arritjet në lexim në klasën e katërt.
PIRLS ofron të dhëna krahasuese ndërkombëtare se sa mirë lexojnë fëmijët dhe ofron informacione relevante për politikat për përmirësimin e të nxënit dhe mësimdhënies. PIRLS organizohet nga IEA, Shoqata Ndërkombëtare për Vlerësimin e Arritjeve Arsimore.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




