Shqiprim Arifi: Kurti, tradhtar kombëtar. Po e bën kurban Luginën e Preshevës

Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për neglizhencë dhe mosdhënie të mbështetjes së duhur ndaj shqiptarëve në Luginë. Këto deklarata Arifi i bëri në emisionin “3D” në RTSH 1.
Arifi e quajti Kurtin tradhtar të kombit, pasi me marrëveshjen e Ohrit, sipas tij, varrosi aspiratën e shqiptarëve të Luginës për t’u bashkuar me Kosovën.
“Kurti ka ndryshuar qëndrim, ku më pak se një vit më parë, ai ka folur për reciprocitet dhe për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Për ne në Luginën e Preshevës Albin Kurti është tradhtar kombëtar, sepse i ka varrosur të gjitha mundësitë që ne të jemi pjesë e Kosovës,” u shpreh Arifi.
Sipas Arifit: “E parë nga perspektiva jonë në Preshevë, Kurti ka dëmtuar dhe imazhin e Kosovë tek partnerët tanë që të kenë një vesh të hapur dhe për shqiptarët në Luginë. Sepse qeveritë e mëparshme në Kosovë, ka pasur disa diskutime për shqiptarët e Luginës, por me ardhjen e Albinit dhe qasjen e tij me këtë dialog e bën të pamundur perspektivën e Luginës. “
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




