Shtatori më i ngrohtë në histori, shkencëtarët: Të tronditur nga të dhënat

Botë | 3 vite më parë

Temperaturat e shtatorit në botë ishin më të ngrohtat e regjistruara, duke thyer nivelin e mëparshëm me një diferencë të madhe, sipas shërbimit klimatik të BE-së.

Muaji i kaluar ishte 0,93C më i ngrohtë se temperatura mesatare e shtatorit midis viteve 1991-2020 dhe 0,5C më i nxehtë se rekordi i mëparshëm i vendosur në vitin 2020.

Ekspertët besojnë se emetimet e vazhdueshme të gazeve ngrohëse, përveç ngjarjes së motit El Nino, po nxisin temperaturat e larta.

Disa shkencëtarë thanë se ishin të tronditur nga shkalla e rritjes së temperaturave. Ata thonë se viti 2023 tani është “në rrugën e duhur” për të qenë më i ngrohti i regjistruar.

Niveli i lartë i shtatorit vjen në vazhdën e verës më të nxehtë të regjistruar në hemisferën veriore. Vapa ekstreme ka vazhduar deri në tetor, duke thyer rekorde të larta mujore në shumë vende, përfshirë Spanjën./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme