Shtyhet seanca për statutin e PD-së, Sefa kërkon përjashtimin e trupës gjykuese

Politikë | 3 vite më parë

Togat e zeza kanë shtyrë për më  datë 13 nëntor, ora 15:00 seancën për statutin e Partisë Demokratike.

Përfaqësuesi ligjor i PD-së së Bashës, Indrit Sefa, kërkoi përjashtimin e trupës gjykuese, ndërsa theksoi se gjykata po mban anë, duke thënë se dokumentet janë të paplota.

Ndërsa Marash Logu, përfaqësues ligjor i grupimit të Gazment Bardhit, e konsideroi këtë kërkesë, si një tentativë për zvarritjen e procesit.

“Kjo që patë sot është vazhdimi i lojës së turpshme të grupimit të z. Basha për të zvarritur statusin ligjor të PD-së, ndërkohë që demokratët dhe opozitarët presin që kjo të marrë fund një orë e më parë që ta përqendrojmë gjithë betejën tonë kundër regjimit të Edi Ramës”, tha Logu para mediave.

Po ashtu, Gjykata ka rrëzuar kërkesën e përfaqësuesit ligjor të Lulzim Bashës për paraqitjen e dokumenteve të këshillit kombëtar të PD-së.

Kjo është e katërta herë që Gjykata shtyn seancën në lidhje me kërkesën e kreut demokrat, i cili kërkon certifikimin e të gjitha ndryshimeve të bëra pas rizgjedhjes së tij në krye të selisë blu, sikurse janë zgjedhjet e mbajtura në fund të korrikut, përjashtimin e Gazment Bardhit nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm dhe kreut të grupit parlamantar.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme