Shtyhet votimi në Kuvend për Komisionin e Reformës Zgjedhore, Bardhi: Na lejoni të zgjedhim përfaqësuesin tonë

Politikë | 3 vite më parë

Ka përfunduar me debate e tensione seanca plenare në Kuvend, ndërsa votimi për ngritjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore u shty për në seancën e radhës. Opozita bllokoi foltoren e Kuvendit, duke pretenduar se maxhoranca nuk i lejon të zgjedhin përfaqësuesin e tyre në Komision.

Deputeti demokrat, Gazment Bardhi kërkoi ndërprerjen e seancës, në mënyrë që të zhvillonin një mbledhje të grupit parlamentar të PD-së, por kërkesa u refuzua nga drejtuesja e seancës. Bardhi akuzoi PS-në se po tenton të zvarrisë Reformën Zgjedhore.

“Kërkesa e opozitës për ndryshimin e përbërjes na thanë se do merret në konsideratë. Ndërsa sot na sollën dikë që të bënte teatër të zihej me Nikollën. Mendojnë se teatrin e tyre po ja hedhin si hi syve shqiptarëve. Keni vetëm një rrugë për ta çuar përpara reformën Zgjedhore të bëni funksional Komisionin E reformës zgjedhore dhe të respektoni të drejtën e opozitës për ta përcaktuar ajo përfaqësuesin e saj në Komisionin e Reformës Zgjedhore”, u shpreh Bardhi.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme