Si të shpëtojmë nga zjarri? Kreu i zjarrfikësve: Të njoftohen autoritetet dhe të mos bllokohen daljet

Sociale | 3 vite më parë

Zjarret e rëna e Tiranë, ditët e fundit kanë kthyer vëmendjen tek masat për mbrojtjen nga zjarri.

Gjatë këtij viti shërbimi, zjarrfikës ka ndërhyrë në 239 raste të zjarreve në banesa, pjesa më e madhe e tyre të shkaktuara nga pakujdesia.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj tha për RTSh-në se në rastet e zjarreve në banesa, qytetarët duhet të lajmërojnë shpejt, përpara se zjarri të marr përmasa të mëdha dhe godinat të mos kenë pësuar ndërhyrje që bllokojnë rrugët e evakuimit.

“Kryesore në këto objekte janë rrugët e evakuimit. Nga ana e ndërtuesve të vendosen pajisje kundër zjarrit. Shqetësuese është ndërhyrja me vonesë”, tha Goxhaj.

Gjatë stinës së verës zjarret në banesa janë më të rralla. Ato bëhen më prezent në stinën e ftohtë kur lind edhe nevoja për ngrohje.

Në rastet e godinave të banimit, masat kundër zjarrit duhen marrë nga ndërtuesit, ndërsa administratorët e pallateve kujdesen që ato të jenë gjithmonë funksionale.

Gazetare: Albana Agolli 

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme