Siguria në punë-Bie ndjeshëm numri i aksidenteve. Në Korçë vetëm një rast

Sociale | 3 vite më parë

Numri i aksidenteve në punë ka rënë ndjeshëm çka tregon një rritje të ndërgjegjësimit sa i takon respektimit të detyrimeve ligjore mbi sigurinë në punë.

Një ndikim pozitiv ka pasur dhe shtimi i kontrolleve nga ana e Inspektoriatit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Korçë.

Rina Pëllumbi përgjegjëse e sektorit të Inspektimeve bën me dije se gjatë vitit të kaluar është shënuar vetëm një rast aksidenti në punë, krahasuar me 31 aksidente të shënuara në harkun kohor nga viti 2019 deri në 2022 në rajonin e Korçës.

Nga viti 2019 deri në 2022, janë shënuar 5 raste aksidentesh në punë me pasojë vdekjen ku 3 prej të cilave kanë qenë në sektorin shtetëror, ndaj ky Inspektoriat i ka shtrirë kontrollet edhe në institucionet publike.

Ndërkohë inspektimet vijojnë në sektorë të ndryshëm si ai i tregtisë, bar-restoranteve, ndërmarrjet prodhuese, në sektorët bujqësi-peshkim, ndërtim, etj.

Gazetare: G. Sali

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme