Siguria në shkolla, 60 për qind e rasteve të raportuara vjen nga oficerët e sigurisë

Duke folur me shifra mbi rastet e raportuara për vitin shkollor 2022-2023 nga punonjës të arsimit në vend, zv. Ministrja Guga tha se janë 600 raportime problematike, nga të cilat 60 për qind prej tyre vijnë nga oficeret e sigurisë në shkolla. Gjatë seancës dëgjimore në lidhje me “Paketën e sigurisë në shkolla” zv. Ministrja Guga theksoi edhe rolin që kanë punonjësit psikosocial në shkolla.
“Kemi 222 oficer sigurie. Të shpërndarë në 159 shkolla të arsimit të mesëm dhe të lartë dhe 63 në arsimin bazë”, u shpreh Nina Guga Zv. Ministre e Arsimit dhe Sportit.
Kujtojmë se 1 vit më parë Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ashpërsim të dënimeve të parashikuara në Kodin Penal për veprat penale që kryhen në mjediset e një institucioni arsimor apo në perimetrin e sigurisë së tij.
Zv, ministrja Guga u ndal edhe tek publikimi i tezës së gjuhës së huaj gjatë zhvillimit të provimit të parë të maturantëve, duke theksuar se kjo gjë nuk e dëmtoi procesin.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




