Sipërmarrësi në Fier, 80 për qind të energjisë e siguron nga panelet diellore

Bizneset në Fier me “sytë” drejtuar nga energjia diellore për të përfituar energjinë elektrike.
Arjan Lamce në biznesin e tij në Levan, Fier ka investuar dy vjet më parë në instalimin e paneleve diellore, sot ky investim generon mbi 80% të energjisë për përdorim.
Duke parë përfitimet, rritjen e çmimit të energjisë si dhe kushtet e favorshme të motit në Fier, Arjan Lamce synon të rrisë më tej sipërfaqen me panele diellore.
“Ja ka vlejtur pasi me çmimet që ka arritur tani energjia, mendoj se ja vlen. Me rritjen e biznesit dhe shtimin e konsumimit të energjisë elektrike është e domosdoshme të shtosh panelet diellore pasi kjo përkthehet në të mira materiale” tha ai.
Biznesmeni gjithashtu duke parë këto përfitime ka drejtuar një thirrje edhe bizneseve të tjerë të kthejnë vëmendjen tek energjia diellore.
Gazetare: Megi Mëhilli
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




